Nis sot java e 32-të në Superligë, Feronikeli ’74 e pret Gjilanin

Fillon sot java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll dhe në program është vetëm një ndeshje.
Feronikeli ’74, që tashmë matematikisht është larguar nga liga, do ta presë në shtëpi Gjilanin, shkruan Indeksonline

Gjilani po lufton për t’i ikur barazhit dhe kështu ndeshja në “Rexhep Rexhepi” do jetë tejet interesante.
Ky takim nis nga ora 15:00.
Nesër dhe masnesër zhvillohen ndeshjet e tjera të kësaj jave./Indeksonline/