75 Mall Live Search
07:40 / E Hënë, 11 Janar 2021 / C E

​Nis sot vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Shqipëria sot hap një faqe të re në kapitullin e luftës me pandeminë COVID-19. Në Tiranë sot do të nisë vaksinimi antiCOVID.

Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.

Pak ditë më parë, ishte vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania “Pfizer”.

Dhe ishte po shefi i Eekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditën e së dielës për nisjen e vaksinimit.

Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por duket dozat kanë mbërritur më shpejt dhe vaksinimi nis sot

“Shqipëria buzëqesh!” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione.

“Shqipëria buzëqesh!” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas antiCOVID.