Nis takimi i Gërvallës me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani

Ka nisur takimi në mes të ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Pas takimit është paralajmëruar se do të ketë konferencë për medie.
Igli Hasani poashtu do të ketë takime gjatë ditës së sotme edhe me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca./IndeksOnline/
