75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Nis takimi i këshilltarëve të Merkelit me kryeministrin Haradinaj

Ka filluar takimi në mes dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarëve shtetërorë të Qeverisë së Kosovës.

Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares  gjermane si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, kanë arritur në Kosovë, ku edhe kanë startuar takimin me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës vizitën e këshilltarëve të kancelares gjermane e bëri të ditur vetëm pak orë më parë, përderisa mediat kanë pasur të drejtë të marrin vetëm pamje.

Kjo vizitë e zyrtarëve gjermanë po bëhet pas asaj që zyrtarët e amerikanë patën në Kosovë, ku edhe zhvilluan takime me krerët e vendit.

Ndryshe duhet përkujtuar se dy zyrtarët gjermanë kanë zhvilluar një takim edhe me presidentin, Hashim Thaçi, para se të takoheshin me Haradinajn./Indeksonline/