75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vazhdon takimi i krerëve të koalicionit

Po vazhdon të zhvillohet takimi i krerëve të koalicionit qeverisës, ku aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Në objektin e Qeverisë së Kosovës është parë duke hyrë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Indeksonline.

Ndërsa nuk është bërë ende nuk dihet nëse aty po ndodhet edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit që pritet të mbahet mes palëve me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Nga përfaqësuesit e partive politike nuk u bë e ditur nëse në këtë takim do të diskutohet edhe për çështjen e shumëpërfolur atë të Presidentit të Kosovës.

Kryeministri i vendit pritet të udhëtojë për në Uashington, përballë palës serbe, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të emisarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell./Indeksonline/