Nis takimi i kryeministrit Hoti me kryetarë komunash

Ka nisur takimi i thirrur nga Qeveria e Kosovës me kryetarë komunash.
Merrnin pkesë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe thuajse të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Përgjatë zhvillimit të këtij takimi pritet të diskutohet për situatën aktuale të krijuar nga pandemia e COVID-19, në veçanti atë të arsimit dhe ekonomisë./Indeksonline/



