Nis takimi i Kurtit me këshilltarët e kancelares Merkel dhe presidentit Macron

Para pak minutash ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me delegacionin francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron.

Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.
Pas këtij takimit, ata do të takohen edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në orën 10-15./IndeksOnline/

