13:48 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis takimi i Kurtit me përfaqësues të sindikatave

Pas vizitës disa ditore që pati në Gjermani, kreu i VV-së, Albin Kurti në ditën e parë të kthimit në Kosovë ka pritur në takim sindikatat që paralajmëruan grevë.

Takimi në mes të Kurtit dhe disa anëtarëve të kryesisë së VV-së, me sindikatën e arsimit dhe shëndetësisë veçse ka nisur, dhe i njëjti po mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë

Ky takim me kryeministrin në ardhje, vjen pas paralajmërimeve të grevave nga sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe policisë në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj.