75 Mall Live Search
16:18 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Nis takimi i liderëve të G7-ës

Takimi i liderëve të G7-ës ka nisur, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti Biden dhe udhëheqësit po diskutojnë përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës”, shtoi zyrtari, shkruan CNN.

Një numër zyrtarësh të sigurisë kombëtare mbërritën në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes përpara pjesëmarrjes së Biden në takimin virtual.