75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Nis takimi i Richard Moore me delegacionin shtetëror

Rreth orës 9:30, ka nisur takimi i drejtorit të përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore me delegacionin shtetëror të Kosovës.

Takimi është duke u zhvilluar në Kuvend,  pa praninë e mediave.

Në takim nga delegacioni shtetëror janë Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, Behgjet Pacolli, Dukagjin Gorani si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connell.

Moore gjatë ditës së sotme do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ndërsa mediat do të lejohen për të marrë vetëm pamje nga takimi.