75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nis takimi i Shalës me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Bekteshi

Gjatë këtyre momenteve, në objektin e Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, ka nisur takimi i ministrit në detyrë të këtij dikasteri, Endrit Shala, me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi po e viziton Prishtinën pas masës që Kosova i shpalli shtetit fqinj rreth importimit të produkteve të mjaltit dhe patateve.

Shala dhe Bekteshi pas takimit me dyer të mbyllura do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi.