75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nis takimi koordinues për dialogun, të pranishëm edhe ambasadorët e Quint-it

Ka nisur takimi koordinues për dialogun Kosovë-Serbi e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veslit.

Të ftuar në këtë takim janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të tjerët tani janë prezentë në sallën e takimeve.