75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 01 Maj 2025 / H F

Nis takimi – Kurti dhe Krasniqi përballë njëri-tjetrit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 08:30 dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Kurti ka ftuar në takim dy partitë kryesore opozitare – LDK-në dhe PDK-në. Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën, duke bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë proces konsultativ.