75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis takimi Kurti-Mustafa

Kanë arritur në Kuvend liderët e dy partive që pritet të nënshkruajnë sot koalicionin qeverisës.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa tashmë janë bërë bashkë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Dyshja pritet që të diskutojnë lidhur me  ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të 12 ministrive për të cilat tashmë janë marrë vesh, raporton Indeksonline.

Pak para nisjes së këtij takimi, Kurti sqaroi se kanë harmonizuar programin qeverisës, por që bisedimet me Mustafën do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, duke thënë se i pret procesi i bisedimeve që harmonizimi marrëveshjes të jetë sa më i mirë./Indeksonline/