10:38 / E Premte, 10 Qershor 2022 / k.v

Nis takimi Kurti-Scholz/ Pritet të diskutohen disa tema të rëndësishme për vendin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është pritur me nderimet me të larta shtetërore në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Pasi defiluan para gardës së FSK-së, kryeministri Albin Kurti dhe kancelari Scholz u futën në ndërtesën e qeverisë për të zhvilluan takimin e paralajmëruar javë më parë.

Pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media ku do të tregohet se cili ishte qëllimi i kësaj vizite.

Kurti, gjatë ditës së enjte, duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit./IndeksOnline/