Nis takimi Merkel-Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe po vazhdon me dyer të mbyllura, raporton Indeksonline.
Këtij takimi i ka paraprirë një takim i mëhershëm të cilin Haradinaj e zhvilloj me deputetë të Buntestagut.
Temat të cilat pritet të diskutohen mes Haradinajt dhe Merkel janë dialogu dhe liberalizimi i vizave./Indeksonline/