75 Mall Live Search
13:38 / E Hënë, 15 Mars 2021 / k.v

Nis takimi mes Kurtit, Osmanit e Haradinajt

Ka nisur takimi i dytë konsultues për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tani është “mysafiri” i radhës i kandidatit për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

Haradinaj menjëherë pas këtij takimi ka ftuar mbledhjen e kryesisë së AAK-së.

Rikujtojmë se takimi midis Kurtit, Osmanit e Hoxhajt të PDK-së zgjati më shumë se 1 orë e gjysmë./IndeksOnline/