75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Nis takimi midis Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Ka filluar takimi në Bruksel  midis delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ai serb nga Petar Petkoviqi.

Takimi në fjalë është duke u zhvilluar me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun.

Sot po mbahet raundi i ri i dialogut në nivelin e negociatorëve, shkruan Tanjugu, transmeton Klankosova.