10:30 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nis takimi Mustafa – Ahmeti

Pas takimit që pati me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, numri një i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa është takuar me Shpend Ahmetin.

Indeksonline mëson se takimi i Ahmetit me Mustafën tashmë ka nisur, ndërsa temë diskutimi pritet të jetë bashkëpunimi për koalicionin parazgjedhor.

Takimi po mbahet në një hotel në Prishtinë, derisa ju sjellim imazhe nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se PSD-ja dhe AAK-ja tashmë kanë shprehur disponim për të lidhur një koalicionin, por që ende nuk është zyrtarizuar.

Ndryshe,  më 22 gusht, deputetët pritet të votojnë shpërndarjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, e pas refuzimit të ftesës së presidentit Hashim Thaçi që koalicioni PAN të propozojë një mandatar të ri./Indeksonline/