75 Mall Live Search
17:03 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nis takimi Thaçi-Lajçak

Ka filluar takimi në mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Thaçi është zyrtari i parë shtetëror i Kosovës që ka pritur në takim Lajçakun në vizitën e tij në Kosovë, edhe pse dje dhe sot deklaroi se me të do të takohet vetëm nëse ka diçka konkrete sa i përket situatës së përgjithshme të Kosovës në rrugën e saj drejtë BE-së, raporton Indeksonline.

Vizita e Lajçak u tha se po bëhet për përgatitje të terrenit për zhvillimin e bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat u ndërprenë që nga vendosja e taksës 100%.

Mbrëmjen e kaluar, i Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, Ambasadori Richard Grenell përmes një postimi në Twitter konfirmoi se më 27 qershor do të rifillojë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje tha se tashmë ka pranuar angazhimin e të dyja shteteve për rifillimin e këtij procesi.

Presidenti Thaçi si dhe kryeministri, Avdullah Hoti dje u deklaruan të hapur për çështjen e dialogut,duke theksuar se Kushtetuta përcakton rolet e tyre dhe se të dy do të bëjnë punën e nevojshme për përfundimin e këtij dialogu me arritjen e marrëveshjeve të nevojshme për Kosovën./Indeksonline/