Nis takimi Thaçi-Mustafa, i pranishëm edhe Lutfi Haziri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nisur takimin e paralajmëruar mbrëmë me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
I pranishëm në këtë takim është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Thaçi pritet që sot të zhvillojë takime me të gjithë liderët institucionalë e politikë me qëllim që të informohen, konsultohen dhe koordinohen për çështjet me interes shtetëror.

Pas Mustafës në takim me Thaçin pritet të jetë numri një i PDK-së, Kadri Veseli me fillim nga ora 11:30. /Indeksonline/

