19:12 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nis takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Pas përfundimit të takimeve të ndara në Bruksel, sapo ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Feredica Mogherini është duke zhvilluar takime të ndara me dy presidentët, Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin.

Takimi me të parin e Kosovës nisi në ora 18:00, ndërsa këto momente Mogherini është duke zhvilliuar takim me presidentin serb.

Ndryshe, takimi ‘kokë më kokë’ i dy presidentëve pritet të nis pas orës 19:00, transmeton Indeksonline

Vlen të theksohet se raundi i fundit i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës u mbajt më 18 korrik.

Dialogu i vazhdueshëm ishte planifikuar të mbahej me  7 shtator në Bruksel, mirëpo Vuçiq dhe Thaçi kishin refuzime për arsye të ndryshme. /Indeksonline/