75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Pamje/Nis të bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit në Negroc

Pas më shumë se nëntë orë bastisjeje në shtëpinë e tij, është arrestuar nga Eulex, Jakup Krasniqi.

Këtë e konfirmuar për media avokati i tij, Valon Hasani. I njëjti ka thënë se Krasniqi do të dërgohet sot për në Hagë.

Pasi u mor Krasniqi nga shtëpia në Velani, ka nisur bastisjet në fshatin e tij të lindjes Negroc, ku kanë shkuar pjesëtarë të tjerë shtesë të EULEX-it.

Familjarët kanë thënë për IndeksOnline se tani pjesëtarët e EULEX-it, po kryejnë bastisjen edhe në Negroc.

IndekSonline po qëndron atje që nga orët e para të mëngjesit dhe do t’iu mbajë të informuar.