75 Mall Live Search
17:30 / E Hënë, 19 Maj 2025 / FR

Nis telefonata Trump-Putin për luftën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë i ka konfirmuar BBC-së se ka filluar biseda telefonike midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin.

Shtëpia e Bardhë tha se sapo të përfundojë biseda telefonike, Trump do t’a telefonojë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se qëllimi i Trumpit është “ta shohë përfundimin e luftës”, dhe se “ai është zemëruar dhe lodhur nga të dyja palët”.