17:07 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nis transformimi i parkingut te “Santea”

Në vargun e ndryshimeve që po bëhen  në komunë e Prishtinës, është edhe procesi i transformimit që shumë shpejtë pritet të bëhet tek parkingu te “Santea”, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në proces transformimi i edhe një hapësire tjetër për parkim. Parkingu prapa banesave “te Santea” në lagjen Dardania po merr formë e pas përfundimit të punimeve do të shenjëzohet për të u shfrytëzuar nga banorët e lagjes”, ka shkruar Ahmeti./IndeksOnline/