Nis turneu i “Wimbledonit”, por jo në mënyrën më të mirë

Sot ka nisur turneu më pretixhioz i tenisit në botë, “Wimbledon”. dita e parë e garave në “Wimbledon”, Grand Slam-in e tretë të tenisit, është ndërprerë nga reshjet e shiut vetëm 40 minuta pas fillimit të garës.
Shiu ndërpreu përballjet e tenisit në 15 fusha.

Terreni qëndror dhe fusha nr. 1 e Uimbëlldonit kanë një çati, por ndeshjet në ato fusha fillojnë më vonë gjatë ditës.
Në terrenet e Wimbledonit sot do të paraqitet edhe mbrojtësi i trofeut, tenisti serb Novak Gjokoviç, i cili në turin e parë do të përballet me tenistin nga Korea e Jugut, Sunva Kvon.