75 Mall Live Search
16:25 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / MSH

Nis vendosja e trajeve mbi lumin Ibër

Një muaj e një ditë pasi u vu guri themeltar për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër, sot po vendosen trajet mbi të.

Puna për ndërtimin e dy urave është zhvilluar me intensitet, shkruan IndeksOnline.

Per vendosjen e trajeve po perkujdeset kompania “NISI KRAN SHPK”.

Dy urat do të lidhin Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Ndërtimi i këtyre dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.