Nis viti i ri shkollor, policia me apel për nxënësit dhe shoferët

Pas pesë javësh grevë në arsim, sot janë hapur të gjitha shkollat në Kosovë.
Mes përgatitjesh të tjera, edhe policia ka bërë apel për kujdes të shtuar, si për shoferët, ashtu edhe për nxënësit.
“Ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes gjatë ngasjes së mjetit në zonën e shkollës” thuhet në lajmërimin e policisë.
