Nis votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, kalon e para!
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar planin e rritjes në bashkëpunim me BE-në.
Më 104 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi e miratoi njërën prej disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pasi u shqyrtua projektligji nr. 10/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje, deputetët shprehen vullnetin e tyre nëpërmjet votës.

