11:13 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / k.v

Nis votimi për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ka nisur votimi për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në garë është vetëm një kandidat, raporton IndeksOnline.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka propozuar Fehmi Kupina për kryesues.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik në asamble, ka hequr dorë nga e drejta që të propozoi emrin për kryesues.

Pak më parë është arritur marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje./IndeksOnline/