14:39 / E Martë, 15 Mars 2022 / B O

Nis zbatimi i Memorandumit për vendosjen e stikersave në xhama të automjeteve

Sot ka nisur zbatimi i projektit për vendosjen e ngjitjeve (stikersave) në xhamat e automjeteve.

Memorandumi i nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit, Ministria e Infrastrukturës, Banka Qendrore dhe Agjencia e Regjistrimit Civil kulmoi me vendosjen e stikersit të parë në njërën prej veturave që erdhën në zyrat e kësaj të fundit.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku tha se ky projekt për qëllimin ka uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

“Vendosja e stikersit nuk ka kosto. Ky memorandum ka për qëllim uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend”, u shpreh Mazreku.

Memorandumin e përshëndeten edhe guvernatori Fehmi Mehmeti dhe zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.