09:40 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Nis zgjerimi i rrugës Lluzhan-Gllamnik

Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e ministrit Pal Lekaj, do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N 25 “Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, segmenti Lluzhan-Gllamnik”.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Gllamnik, me fillim nga ora 10:00.