75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Nis zyrtarisht vaksinimi ndaj Covid19 në Serbi/ Ana Brnabiq e para që pranoi dozën e Pfizer

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka bërë live vaksinën ndaj COVId-19 duke u bërë njeriu i parë në vendin e saj që merr dozën e parë të Pfizer.

Ditën e sotme ka nisur edhe zyrtarisht vaksinimi  në Serbi, që është vendi i parë në Ballkan që e bën diçka të tillë.

Brnabiq duket në video me një bluzë dhe bën vaksinën në një klinikë. Pas saj vaksinën e bënë edhe Darija Kisic Tepavqeviq si dhe Dr. Predrag Kon.

Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer teksa prite edhe ngarkesat e tjera.