75 Mall Live Search
19:04 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / BA

‘Nisan’ kapet mat! A është ky i dashuri i ri i saj?

Rrjetet sociale dhe mediat turke janë “përfshirë nga ethet” pas lajmit se aktorja e njohur Demet Özdemir mund të jetë në një lidhje me futbollistin e Galatasaray-t, Lucas Torreira.

Gjithçka nisi nga disa faqe rozë që publikuan lajmin se “Demet Özdemir, e cila po shkëlqen në serialin Eşref Rüya, e ka gjetur dashurinë tek Lucas Torreira”. Foto dhe montazhe të çiftit filluan të qarkullojnë me shpejtësi në rrjete, duke ndezur menjëherë reagime të shumta nga fansat.

Mediat turke si Aydınlık dhe TR Haber raportojnë se lajmet për lidhjen e tyre kanë ardhur pas zërave se Demet është parë në një ndeshje të Galatasaray-t dhe se futbollisti uruguajan e ndjek aktoren në rrjetet sociale. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo komentuar mbi këto pretendime.

Në komente, ndjekësit nuk kanë kursyer humorin: “A e di vetë Demet për këtë lajm?”, shkruan njëri, ndërsa një tjetër ironizon: “Lucas çdo muaj gjen një të dashur të re, shyqyr që këtë herë është Demet.”

Pavarësisht skepticizmit, lajmi është bërë një nga më të klikuarit në rrjetet sociale turke këtë javë, duke e kthyer Demet Özdemir dhe Lucas Torreira në “çiftin më të përfolur të momentit”.

Deri tani, as menaxhmenti i aktores dhe as futbollisti nuk kanë reaguar, ndërsa fansat presin me kureshtje nëse ky “thashethem i ëmbël” do të marrë konfirmim apo do të shuhet si shumë romanca të tjera të showbiz-it turk.