75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nisë protesta e studentëve të UP-së, kërkojnë liberalizimin e vizave

Ka filluar protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës për mos liberalizimin e vizave.

Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen” studentët u nisën nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Me anë të kësaj proteste ata po kërkojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn ka përmendur 2020-ën si vit kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë./Indeksonline/