22:16 / E Hënë, 10 Shtator 2018

Nisen prishjen e Teatrit, gjejnë në bodrum një qyp me florinj

Një qyp me flirnj është gjetur në bodrumin e Teatrit “Cressoni” në Como të Italisë.

Ishin disa nga punëtorët ata që nisën prishjen e tij, por kuptuan se diçka ndodhej në bodrum, nën gërmadha.

Ministri i Kulturës, Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp është shprehur:

“Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes. Kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që më mbush me krenari”.

Qypi me florinj është dërguar në laboratorin e restaurimit në Milano, nga ku priten të merren detaje më të hollësishme rreth monedhave.