75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nis asfaltimi i rrugës së “Shkupit”, në Gadime

Kanë filluar punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime. Kjo rrugë lidhë dy rajone në pjesën e Babushit, përkatësisht Gadimes së ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marecit.

Ky projekt ishte më se i nevojshëm për qytetarët, të cilët frekuentonin këtë rrugë. Kështu e ka vlerësuar kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti pas ceremonisë së nismës së punimeve për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime të Lipjanit tregoi se gjithë projekti kap vlerën e 300 mijë eurove.

Ai tregon se punët e nisura sot pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

“Po fillohet me ndërtimin e rrugës së “Shkupit”, rrugës së lumit në Gadime. Lidhë dy rajone në pjesën e Babushit përkatësisht Gadimës së Ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marecit. Një rrugë jashtëzakonisht e nevojshme për frekuentim të qytetarëve në këtë rajon. Një rrugë që ka gjatësi 3 mijë e 700 metra, është e gjerë edhe me shtegun e biçikletave rreth 6 metra. Besoj që vitin e ardhshëm duhet të përfundojë. Vlera e kësaj kontrate është 300 mijë euro”, kështu ka deklaruar kryetari Ahmeti.