Niseni ditën me zumba!

Ndoshta e dini që zumba është një stërvitje që përfshin ushtrime kardio dhe kërcim. Nëse s’e dinit, e mësuat. Përgjithësisht muzika i referohet ritmeve latine, por nuk përbëjnë përjashtim as ritmet e muzikës hip-hop, pop etj.
Zumba mund të praktikohet nga shtëpia, por sigurisht që mund të drejtoheni edhe tek një instruktor i specializuar… Kur të rihapen palestrat. Deri atëherë, zumba nga kuzhina në dhomë dhe anasjelltas. Të mirat e një aktiviteti të tillë janë të shumta, por po ju prezantojmë me ato më të rëndësishmet:
1. Argëtoheni, çlironi energjitë; reduktoni stresin, përmirësoni sistemin kardiovaskular dhe humbni disa kile.
2. Tonifikoni trupin përmes lëvizjeve si squats, lunges apo twist.
3. Rrisni vetëvlerësimin në saj të përmirësimit të formave trupore dhe humorit.
Prandaj hani mëngjes mirë, ndizni muzikën dhe lëreni veten të lirë. Kërceni duke gatuar, duke hekurosur, kërceni sipër krevatit. Kur të mbaroni së kërcyeri ndizni televizorin për të parë lajmet. Në të kundërt do ju prishet humori.