Niset drejt Liverpulit transferi i ri i ”Redsave”

Florian Wirtz do të jetë transferi i ri i Liverpulit.
Sulmuesi gjerman është nisur drejt Liverpulit, ku shumë shpejt do të kryej testet mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratën me ”Redsat”, shkruan IndeksOnline.
Wirtz është nisur me një avion privat nga qyteti i Kolnit në drejtim të areoporit të Manchesterit, ku pastaj do të udhëtoj drejt Liverpulit.

Transferimi i Wirtz nga Bayer Leverkusen i ka kushtuar Liverpulit rreth 140 milionë euro, derisa sulmuesi gjerman do të përfitojë rreth 20 milionë euro në vit./IndeksOnline/