Niset për në Koshare trupi i pajetë i Izet Demajt
Trupi i pajetë i policit Izet Demaj është duke u nisur për në Koshare.
Ekipi i Indeksonline po qëndron pran shtëpisë së policit të ndjerë, i cili tashmë është vendosur në veturë për tu dërguar në varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Kujtojmë se në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar për vdekje policin Izet Demaj./Indeksonline/