75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / A. M.

Niset treni i parë nga Kievi në Kherson pas 8 muajsh pushtim

Treni i parë nga Kievi për në qytetin Kherson të çliruar së fundmi u nis të premten. Në bord ndodheshin rreth 200 pasagjerë.

“Ashtu si ky tren, ne do të kthejmë në Kherson gjithçka në jetën normale!”, tha nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.

Banorët e Khersonit jetuan nën pushtimin rus për tetë muaj, por javën e kaluar, forcat ukrainase hynë në qytet ndërsa trupat e Moskës u tërhoqën në lindje.