75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Nishani i reagon Vuçiqit: Serbia po provokon e kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar pas fotografisë kontraverse të publikuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Fotografia ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Nishani ka thënë se provokimi i Vuçiqit mbi Kosovën, është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftëra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës. Luftërat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, gjenocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.
Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës.

Luftrat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, genocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës.

Tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.Megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.
Turp e paçin faqen e zezë !
Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes!/Indeksonline