75 Mall Live Search
23:28 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Burim

Nishori: Deri në vitin 2019 s’e kam diskutuar me askënd – erdha në përfundim me lëshu Kosovën

Ramadan Nishorit ka folur sonte në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova mbi abuzimin seksual nga forcat serbe.

Ai tha se këtë gjë deri në vitin 2019 nuk e ka diskutuar me askënd, madje u shpreh se kishte ardhur në përfundim për ta lëshuar Kosovën.

Nishori tregoi se kishte shkuar në Mal të Zi, por se ishte kthyer sërish në Kosovë, sepse i kishte penguar gjuha që flitej atje.

“Deri në vitin 2018/19 nuk e kam diskutuar me kërkënd, derisa jam hy jam shku te qendra e PRSD-së, nuk mujsha më me hi brenda, jam shku dhjetëra herë, erdha në një përfundim me lëshu Kosovën krejt. I mora fëmijtë dhe shkova në Mal të Zi, edhe atje gjuha e tyre më pengojke u kthyem apet në Kosovë”, shpreh tutje Nishori.