75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nisi ëndërrën duke grimosur me gishtrinjë, Sellma tani prodhon brushat e veta

Grimerja e famshme në Kosovë, Sellma Kasumoviq, ka bërë të postim prekës në rrjetin social “Instagram”, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka treguar që dikur, për shkak të kushteve jo të mira financiare, në moshën 13 vjeçare nisi ëndërrën e vet si grimere duke lyerë me gishtrinjë.

Por, falë punës, përkushtimit dhe profesionalizimit të saj tanimë Sellma është duke prodhuar brushat e veta.

“Ky eshte dedikim per Sellmën 13 vjecare, qe ne pamundesi financiare, ka grimu me gishta.

Kush e kish mendu qe ka me ardhe dita qe kom me i prodhu brushat e mia ????”, shkroi ajo.

Ndryshe, këngëtarë, artistë e moderatore të shumta ia besojnë “bukurinë” e tyre Sellmas, duke i bërë me punën e saj të duken çdo herë e më të bukura./IndeksOnline/