75 Mall Live Search
19:30 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / Z S

Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka pezulluar një efektiv policie në Fier.

Arsyeja e pezullimit është fakti se efektivi kishte hyrë në një marrëdhënie me njërën prej autoreve që dhunuan fizikisht 17-vjeçaren në Fier, raporton A2cnn.

Ngjarja e dhunës u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.