Nisi ndërtimet pa leje në Prishtinë, e “kap” Inspekcioni
Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se një kompani e ndërtimit ka tentuar të punoj pa leje, shkruan Indeksonline.
Pasi që tentoi të ndërtonte pa leje në pronë publike, ai është detyruar nga Inspekcioni të rrënoi atë që ka punuar dhe ta pastroj terrenin.
“1) Tentim për të ndërtuar pa leje, në pronë publike.
2) Rrënim dhe pastrim i terrenit, nga vetë pala”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh urbanistik. Mundësia për punë, universitetet, modernizimi si dhe fokusimi i binzeseve ka bërë që shumë familje të shpërngulen në kryeqytet.
Çdo ditë në kryeqytet shohim punime të ndërtimeve, kryesisht atyre të larta, derisa shpesh herë kjo gjendje ka bërë qytetarët të reagojnë, pasi që kryeqendra është betonizuar krejtësisht, duke pasur mungesë edhe të hapësirave gjelbëruese.
Sipas të dhënave, deri më tani janë dhënë nga e njëjta drejtori 161 leje ndërtimi, dukë lëshuar kështu 982.514.13 sipërfaqe totale ndërtimore në metër katror, ku pagesa totale e lejes së lëshuar është 10.617.978.57 euro, ndërsa pagesa e taksës administrative është 6.50 për metër katror./Indeksonline/