75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / k.v

Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi, përpjekje për arritjen e një armëpushimi

Bisedimet Ukrainë-Rusi sapo kanë filluar. Lajmin e ka dhënë këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

Takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase, shkruan skyneës.

Delegacioni, i cili mbërriti në rajonin e Gomelit me helikopter, përfshin edhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.