Nisin bisedimet, Zhegrova pranë hapit të madh në karrierë

Në orët e fundit, ka pasur kontakte direkte mes Juventusit dhe Zhegroves.
Kosovari ka shumë të ngjarë të largohet këtë verë, duke pasur parasysh se ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta rinovojë atë.
Juventusi ka gati ofertën konkrete e cila pritet t’i propozohet sot Lillet dhe lojtarit. Vlera e Zhegroves raportohet të jetë rreth 15 milionë euro.
Një problem me kofshën e pasme e ka mbajtur jashtë që nga fillimi i janarit./Indeksonline/