75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / AR

Nisin debatet në ‘Big Brother’, fjalosën për punët e shtëpisë

Sot ka filluar dita e parë e izolimit në ‘Big Brother Vip’.

Aty kanë pasur diskutime të shumta ku nuk janë lenë anash as diskutimi për punët e shtëpisë, shkruan Indeksonline.

Në videot e publikuara nga faqja zyrtare programit, u kuptua që drejtim shtëpisë po i jep Monika Lubonja e cila dëgjohet teksa thotë: “Krevatet duhet të jenë të rregulluar. Secili të vetin”.

Kanë nisur konfliktet e para dhe s’mund të ishte ndryshe veçse për punët e shtëpisë.

Nga ana tjetër një letër vjen në shtëpi dhe vëllai i madh deklaron se do i llastoj për disa ditë banorët me ushqimet./Indeksonline/