75 Mall Live Search
17:22 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Nisin hetimet ndaj Neymar për bixhoz të paligjshëm

Javë më parë futbollisti i PSG-së, Neymar ka bërë publike një video ku luan bixhoz online, ku ka humbur 1 milion euro, për më pak se dy orë.

Mediat franceze raportojnë se tashmë Autoriteti Kombëtar i Lojërave ka nisur hetimet ndaj futbollistit brazilian, transmeton IndeksOnline.

Hetimet ndaj Neymar kanë të bejnë se ai promovoi lojën e kazinove në internet, e që janë të paligjshme në Francë.

Autoritetet duan të zbulojnë nëse Neymar ishte në vend gjatë regjistrimit të kësaj videoje ku ai shfaqet i lidhur me një platformë lojrash online që nuk ka licencë për të operuar në Francë. Në favor të sulmuesit është fakti se ai nuk flet frëngjisht dhe se nuk i drejtohet asnjëherë publikut në vend, por që në rast se dëshmohet fajësia e tij, atëherë ai mund të marrë një dënim të konsiderueshëm./IndeksOnline/